Rreth Fondacionit Аlbiz

Fondacioni ALBIZ vijon të rrezatojë suksesshëm performancën e tij institucionale në horizontin e shoqërisë civile,  me një vizion të qartë dhe planifikim strategjik për realizimin e misionit të saj duke promovuar përgjegjësinë shoqërore korporative dhe filantropinë.

Fondacioni ALBIZ është institucion jo-fitimprurës, i pavarur i themeluar në mars të vitit 2011, nga pronarët e ndërmarrjes së njohur shqiptare Dauti Komerc . Themeluesit e Fondacionit u treguan si vizionarë dhe kjo organizatë bëri një punë të denjë për të hyrë në histori. Qëllimi dhe vizioni  i Fondacionit ALBIZ është të jetë lider në promovimin e përgjegjësisë shoqërore korporative dhe filantropisë nëpërmjet organizimit dhe promovimit të platformave edukative-arsimore, ekonomike, sociale dhe kulturore të shoqërisë ku vepron. Pikërisht gjatë këtyre viteve Fondacioni ALBIZ përcaktoi tri pika strategjike: platforma edukativo-arsimore, platforma kulturore dhe sportive dhe platforma socio-humanitare.

Për të përcaktuar në secilën prej tri fushave parësore të sipërpërmendura  vijoi punën me një numër programesh dhe aktivitetesh si: programi bursa për nxënës dhe studentë, trajnime të ndryshme për zhvillimin e aftësive e të rinjve, platforma për ngritjen e vetëdijes kulturore, platforma për të siguruar ndihmë të atyre në nevojë, vlerat humane si dhe zhvillimin dhe përkrahjen e aktiviteteve filantropike.

Përvoja e pesë viteve të veprimtarisë së Fondacionit ka arritje të konsiderueshme, me një kohëzgjatje të qëndrueshme. Në raportin e publikuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar ‘Besueshmëria në Shoqërinë Civile 2013’, Fondacioni ALBIZ zë pozicion në pjesën e hulumtimit ‘se sa janë të njohura për qytetarët organizatat apo fondacionet në baze të veprimtarisë’ – në pjesën e organizatave ku ata kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si dhe dekorimi me Çmimi Nacional për “Praktika më të mira të përgjegjësisë shoqërore” në kategorinë Investimi në Shoqëri për vitin 2014.

Krejt këto janë tregues relevant për punën dhe përkushtimin e Fondacionit ALBIZ, gjatë këtyre 5 viteve në misionit e vet “Për të mirën e shoqërisë”.

Në 5 vjetorin e themelimit, më 18 Shkurt 2016 Fondacioni DAUTI bëri ndryshime statutare duke zgjeruar themeluesit e saj nga një kompani themeluese në pesëmbëdhjetë kompani të cilat u bashkuan konceptit të Fondacionit DAUTI për realizimin e misionit tonë në konceptin e përgjegjësisë shoqërore korporatav, njëherit Fondacioni DAUTI u ribrendua duke ndryshuar emrin në Fondacioni Albiz.

Misioni ynë vazhdon!